Vendosni fjalën kyçe....

“Korrupsion, krim dhe minim i pavarësisë” – SHBA vendos sanksione ndaj dy biznesmenëve nga Mali i Zi


Departamenti i Thesarit në SHBA ka vendosur nën sanksione biznesmenin kontrovers nga Nikshiqi i Malit të Zi, Branislav Brano Mićunoviç. Nën sanksione është edhe Miodrag Daka Davidoviç.

Sipas Departamentit Amerikan tw Thesarit, Branislav “Brano” Mićunović ishte një nga figurat kryesore të krimit të organizuar në Mal të Zi për dekada, që nga periudha e ish-Jugosllavisë.

Ai është më i njohur për kontrabandën e paligjshme të cigareve, e cila korruptoi dhe minoi pavarësinë e institucioneve demokratike të Malit të Zi”, thuhet në njoftim.

Mićunović u sanksionua “për përgjegjësi ose bashkëpunim, përfshirje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në korrupsionin në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë korrupsionin në emër ose në lidhje me një qeveri në Ballkan, ose një zyrtar aktual ose ish-qeveritar në çdo nivel të qeverisë në Ballkan, si përvetësimi i pronës publike, ose konfiskimi i pronës private për përfitime personale ose qëllime politike, ose ryshfet”.

Zyra për Kontrollin e Pasurive të Huaja, vendosi sanksione edhe ndaj Miodrag “Daka” Davidoviç, i cili “për dekada pastronte para për sindikatat kriminale, forcoi ndikimin e tij dhe ndërtoi një rrjet kriminal nga kontrabanda e cigareve, naftës dhe armëve në Mali i Zi”.

“Aktivitetet e tij korruptive lehtësuan përpjekjet ruse për të minuar pavarësinë e institucioneve demokratike të vendit dhe gjyqësorit, duke përfshirë përpjekjet për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve.

Ai gjithashtu ishte i përfshirë në skandalin që çoi në arrestimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Dragi Rashkovski, njëri nga bashkëpunëtorët më të lartë të kryeministrit Zoran Zaev, Rashkovski dyshohet se ka marrë ryshfet nga Davidoviq për të organizuar takim me kryeministrin Zaev për të promovuar interesat e biznesit të Davidoviqit”, thuhet në deklaratën e Departamentit.

Ai shtoi se Davidović u sanksionua “për përgjegjësi ose bashkëpunim, përfshirje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në korrupsionin që lidhet me Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë korrupsionin në emër ose të lidhur me një qeveri në Ballkan, ose një zyrtar aktual ose ish-qeveritar në çdo nivel të qeverisë. në Ballkan, si përvetësimi i pronës publike, ose konfiskimi i pronës private për përfitime personale ose qëllime politike, ose ryshfet”. Ndaj tij u vendosën sanksione “gjithashtu për shkak të përgjegjësisë apo bashkëpunimit, apo përfshirjes direkte apo indirekte në lëvizje apo politika që kërcënojnë paqen, sigurinë, stabilitetin apo integritetin territorial të çdo zone apo shteti në Ballkanin Perëndimor”.

Departamenti i Kontrollit të Pasurive të Huaja (OFAC) i Departamentit të Thesarit të SHBA ka shtuar gjithsej dhjetë individë dhe kompani nga Mali i Zi, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina (BiH) dhe Maqedonia e Veriut në listën e sanksioneve nga Ballkani Perëndimor për korrupsion dhe keqdashje.

Përveç Mićunoviq dhe Davidović, në listë janë edhe Savo Cvijetinović, Petar Đokić dhe Dushko Perović nga BiH, Nenad Popović dhe Misha Vacić nga Serbia, Ratka Kunoska Kamčeva, Irina Samsonenko dhe Sergej Samsonenko nga Maqedonia e Veriut.

“Rusia ka vazhduar të përdorë ndikimin e saj në Ballkanin Perëndimor për të parandaluar integrimin e rajonit në institucionet dhe organizatat ndërkombëtare, si dhe të përdorë juridiksionet kryesore për të lehtësuar aktivitetet e saj agresive destabilizuese”, tha nënsekretari i Departamentit të Thesarit për Terrorizmin dhe Inteligjencën Financiare Brian E. Nelson.

“Veprimi i sotëm rikonfirmon përpjekjet më të gjera të qeverisë amerikane për të garantuar paqen, stabilitetin dhe qeverisjen funksionale demokratike në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, tha Nelson.

Zëdhënësi i Matthew Miller tha se “Departamenti i Shtetit ka caktuar dy individë dhe 12 subjekte nga Ballkani Perëndimor të lidhur me ndikimin e dëmshëm të Rusisë në rajon dhe korrupsionin që e mundëson atë”.

Në të njëjtën kohë, Miller njoftoi, “Departamenti vendos sanksione ndaj tetë individëve dhe gjashtë subjekteve në Bosnjë dhe Hercegovinë (BiH), Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut që lehtësojnë drejtpërdrejt ndikimin rus ose aktivitetet korruptive të atyre që përfitojnë nga ndikimi rus.

“Këta individë dhe subjekte po pengojnë gjithashtu reformat kryesore dhe përparimin drejt anëtarësimit në BE.

VINI RE: Artikulli është pronë intelektuale e RTCG