Spanja ka regjistruar fitoren e pestë radhazi dhe të gjashtën në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Kombëtarja spanjolle triumfoi sonte ndaj Qipros, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e shtatë dhe të parafundit në Grupin A
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Alphamega” përfundoi me rezultatin 1:3.
Lamine Yamal (5′), Mikel Oyarzabal (22′) dhe Joselu (28′) shënuan golat e fitores për spanjollët.
Ndërkaq, golin e vetëm për qipriotët e shënoi Kostas Pileas (75′).
Spanja, që ka siguruar kualifikimin në Evropian, prin në grup me 18 pikë.
Qipro është në vendin e fundit pa asnjë pikë.
Në sfidat e tjera të përfunduara ditën e sotme, Bulgaria Barazoi 2-2 me Hungarinë, Austria fitoi përballë Estonisë ndërsa Gjeorgjia dhe Skocia e mbyllën në barazim.
Humbje pësoi edhe Suedia, përballë Azerbajxhanit me rezultatin 3-0.
Këto janë sfidat e parafundit për fazën kualifikuese për Euro 2024.