Vendosni fjalën kyçe....

Ministri izraelit jep paralajmërimin për Hamas-in: Do e gjejmë edhe nën dhe, do e godasim kudo në botë


Izraeli u zotua të mërkurën për të zhdukur grupin palestinez Hamas në Rripin e Gazës dhe në mbarë botën.

“Nuk do të ketë qytete të shenjta, as shtëpi të shenjta. Ne do shkojmë kudo që të kemi nevojë për të zhdukur Hamasin, mbi dhe nën tokë. Në Gaza dhe në mbarë botën”, tha ministri i kabinetit të luftës Benny Gantz në një konferencë për shtyp në Tel Aviv.

“Ne do arrijmë te krerët e qeverive ashtu siç arritëm në qendrat e qeverisë”, shtoi ai.

Gantz, një ish-ministër i Mbrojtjes, kërcënoi gjithashtu një ofensivë ushtarake kundër grupit libanez Hezbollah në mes të tensioneve në rritje përgjatë kufirit midis Izraelit dhe Libanit.

“Ajo që ne po bëjmë në mënyrë efektive në jug, mund të funksionojë edhe më mirë në veri, nëse është e nevojshme,” shtoi ai.

Izraeli ka nisur sulme të pandërprera ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës që nga sulm i hamasit më 7 tetor. Të paktën 11,320 palestinezë janë vrarë, duke përfshirë afro 7,800 gra dhe fëmijë, dhe mbi 29,200 të tjerë janë plagosur, sipas shifrave të fundit nga autoritetet palestineze.

Mijëra ndërtesa, duke përfshirë spitale, xhami dhe kisha, janë dëmtuar ose shkatërruar në ofensivën izraelite. Ndërkohë, numri i të vdekurve izraelitë është 1200, sipas shifrave zyrtare.