Vendosni fjalën kyçe....

Protesta për ilaçet e kancerit nxjerr zbuluar indiferencën dhe mpirjen e shoqërisë shqiptare


Protesta për mungesën e ilaçeve të kancerit në spitalet shtetërore ka nxjerrë zbuluar mpirjen e shoqërisë shqiptare.

Ndonëse protesta është në mbrojtje të të sëmurëve me kancer dhe që prek shumë familje dhe thuajse çdo të afërm të familjeve shqiptare shumë pak njerëz në Tiranë gjejnë kurajën ta mbështesin.

Shpesh janë gati për mitingje të politikes apo koncerte por thuajse krejt të pandjeshëm dhe të pavetëdijshëm mbi peripecitë që mund të përballen  dhe ata një ditë në dyert e spitaleve.

Protesta u thirr nga gazetari Osman Stafa përpara Ministrisë së Shëndetësisë pasi kronika, denoncime nga qytetarë dhe raporte kanë nxjerrë se te onkologjiku mungojnë medikamentet për trajtimin e kancerit.

“Tek onkologjiku 600 grave u mungon trajtimi për sëmundjen e kancerit. Nuk interesohet kush për çfarë ndodh në sistemin shëndetësor në Shqipëri. Ministret të mos merren me propagandën e facebookut, ku shkruajnë “shëndetësia falas, shëndetësia që duam”, realiteti është ndryshe, pyesni të afërmit në spitale. Nuk është kjo mjekësia që duam.

50 milionë lekë ka bërë tender ministria për mirëmbajtjen e makinave luksoze që ka. 20 milionë lekë për sistemin e ngrohjes dhe ftohjes. Patjetër që kjo duhet bërë por nuk mund të lihen vetëm fëmijët e prindërit që kanë nevojë për medikamentet jetëshpëtuese sepse nuk i sigurojnë dot në mënyrë tjetër”- u shpreh gazetari Osman Stafa.