Shqipëria luan nesër ndeshjen e parafundit kualifikuese për Euro2024.
Kuqezinjtë kanë udhëtuar sot drejt Gjermanisë prej nga ku do shkojnë në Moldavi për t’u ndeshur me këtë të fundit.
Ekipi i drejtuar nga braziliani Sylvinho mban vendin e parë në Grupin E dhe është praktikisht e kualifikuar duke qenë se ka golaverazh shumë më të mirë se Polonia e vendit të tretë, ka rezultat më të mirë në ndeshjet e drejpërdrejta me polakët e ka një ndeshje më shumë për të luajtur.
Megjithatë në Moldavi nuk ka për të qenë shëtitje duke qenë se vendasit kanë bërë një fushatë kualifikuese të mirë duke mundur në fushën e tyre Poloninë dhe nuk kanë humbur asnjë nga tre takimet e fundit.
Për sfidën e së nesërmes në orën 18:00 dyshimi i vetëm është ai i Asllanit, i cili ka një dëmtim në këmbë.