Vendosni fjalën kyçe....

Shtyhet seanca për Gërdecin, mungojnë avokatët e ish-ministrit Mediu


Është shtyrë seanca gjyqësore për Gërdecin ku pritej të dëshmonin shtatë persona.

Shkak për shtyrjen është bërë mungesa e dy avokatëve të ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, Hanrik Ligori e Ardian Visha.

Çështja në fjalë u rihap nga SPAK, ndërsa Gjykata e Posaçme ka pranuar të thërrasë 71 dëshmitarë, mes tyre djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzenin si dhe një numër të madh dëshmitarësh nga pala mbrojëse.

Pak ditë më parë shoqata e famijarëve të viktimave të shpërthimit të Gërdecit i bënë jehonë vendimit më të fundit të Gjykatës së Strasburgut duke kërkuar drejtësi për famijarët e tyre.

Ata thanë se Strasburgu vërtetoi se çështja nuk është politike po ka të bëjë me drejtësinë ndërsa bënë thirrje me forcë për zbardhjen e rolit të ish-ministrit Fatmir Mediu në ngjarjen e rëndë ku humbën jetën 26 persona, mes të cilëve edhe të mitur.