Manchester City regjistroi të ardhura rekord prej 712.8 milionë stërlinash (888 milionë dollarë) për sezonin 2022-2023.
“Klubi ka raportuar të ardhura prej 712.8 milionë stërlinash, një rritje prej 99.8 milionë stërlinash në dymbëdhjetë muajt e mëparshëm dhe fitime prej 80.4 milionë stërlinash, gati dyfishi i rekordit të vitit të kaluar prej 41.7 milionë”, tha Manchester City në një deklaratë.
Klubi anglez shtoi se 6.9 miliardë shikime video u regjistruan në llogaritë kryesore të mediave sociale të klubit, një rritje prej 107% në krahasim me vitin e kaluar.
Djemtë e Pep Guardiolës siguruan një vend në historinë e futbollit duke fituar për herë të parë Ligën e Kampionëve, titullin e tretë radhazi në Premier League (i pesti në gjashtë vjet) dhe një Kupë të shtatë FA sezonin e kaluar.