Të tjera hollësi janë zbardhur lidhur me rastin e 2-vjeçares, që përfundoi në në spital me shenja djegieje.
E mitura është dërguar në spital nga halla pasi ishte e ftohur.
Në spital mjekët kanë vënë re shenja të tjera në trup si djegie në qafë shenja në sqetull dhe në pjesë të ndryshme të trupit.
Nga ekzaminimet e mjekësisë ligjore dyshohet se nga shenjat vetëm ajo në qafë është nga cigarja e mund të jetë shkaktuar nga vëllai i vajzës 2-vjeçare, që e ka djegur duke luajtur.
Shenjat e tjera sipas të dhënave paraprake edhe të mjekësisë ligjore dyshohet se vijnë nga sëmundje të lëkurës. Për sa i përket dyshimeve për një abuzim të mundshëm, mjekësia ligjore e ka mohuar si rast.