Policia e Lushnjës ka arrestuar një 30-vjeçare e cila rezulton e dënuar nga Gjykata e Apelit me 3 vite e 4 muaj burgim për, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë, me të rritura”.
Në kuadër të operacionit ‘Sundimi i Ligjit’ u arrestua Borana Faslliu, banuese në Lushnjë, e cila ishte shpallur në kërkim.
Sipas policisë 30-vjeçarja është implikuar në një rast të kësaj veprimtarie kriminale, ndaj një 26-vjeçareje, të kryer më datë 03.12.2020, nga bashkëshorti i Borana Faslliut, i cili është arrestuar një ditë më pas dhe aktualisht vuan dënim me burgim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lushnjë, për veprime të mëtejshme.