“Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) po punon me zyrtarët egjiptianë për të lehtësuar evakuimin e 36 foshnjave të parakohshme në spitalin Al-Shifa në Gaza, i cili aktualisht është nën një operacion ushtarak izraelit”, tha një zyrtar të enjten.
Riçard Brenan, drejtori rajonal i urgjencës i agjensisë shëndetësore të OKB-së për rajonin e Mesdheut Lindor, i tha ABC News se evakuimi është bërë i vështirë nga mungesa e karburantit dhe gjendja e sigurisë.
OBSH nuk ka qenë në gjendje të komunikojë me spitalet në Gazën veriore për ditë të tëra, shtoi ai. Rreth 600 pacientë, duke përfshirë 36 të sapolindur dhe 27 pacientë të kujdesit intensiv, 280 personel dhe 2,500 të shpërngulur mbeten në spital, sipas OBSH.
“Së bashku me zyrtarët egjiptianë, organizata po negocion me Izraelin nëpërmjet OKB-së për të siguruar se ka ‘garanci sigurie dhe kalim të sigurtë’ për evakuimet”, shtoi ai. Bombardimi i Izraelit ndaj Rripit të Gazës që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor, i shoqëruar nga një operacion tokësor, ka vrarë mbi 11.400 palestinezë, më shumë se gjysma e tyre janë gra dhe fëmijë.
Mijëra ndërtesa, duke përfshirë spitalet, xhamitë dhe kishat, janë dëmtuar ose shkatërruar plotësisht. Numri zyrtar i të vdekurve izraelitë, ndërkohë, është 1,200.
Enklava është përsëri nën ndërprerjen e komunikimit për shkak të mungesës së karburantit për gjeneratorët, sipas Paltel, kompania e cila ofron shërbime telekomunikacioni në Rripin e Gazës.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e AA.