Vendosni fjalën kyçe....

Operacioni antidrogë në Itali e Shqipëri ku u kapën 420 kg kanabis e kokainë, 19 të arrestuar


Një bandë që merrej me trafik droge është goditur në Itali. Sipas medias italiane, banda drejtohej nga një familja shqiptare dhe akuzohet për shitje kokaine, heroine e kanabisi.

Grupi përbëhej nga dhjetëra personandërsa në pranga kanë rënë 19 prej tyre. Familja shqiptare që dyshohet se drejtonte grupin banonte në Ponte di Piave, Treviso.

Nga 19 të arrestuarit 18 janë shqiptarë ndërsa njëri italian. në Shqipëri lidhur me operacionin janë arrestuar Ardian Korriku, 54 vjeç, djali i tij Jurgen Korriku, 27 vjeç dhe Etleva Adami 46 vjeç, që dyshohen si pjesë e bandës.

Hetimet, të nisura gati tre vjet më parë dhe të kryera nën drejtimin e Prokurorisë së Venecias, u zhvilluan pas arrestimit të një shqiptari dhe një gruaje italiane, të ndaluar në Padova në janar 2020 dhe sekuestrimin e 2 kilogramëve heroinë që u gjet në makinën e çiftit.

Droga vinte e fshehur nëpër makina nga Holanda, në Gjermani e Shqipëri e më pas në Itali. Corrierët e drogës ishin në provincat Bari, Ancona, Arezzo, Bergamo, Bologna, Modena, Novara, Ravenna, Udine, Venecia dhe Verona.