Një 34-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe si pjesë e një organizate kriminale, është arrestuar nga policia e Beratit, këtë të shtunë.
34-vjeçar i njohur si Kristi Greku ose Ergis Shehu, ka qenë i dënuar me 5 vite burg nga drejtësia belge për për veprën penale “Import, eksport, transport të lëndëve narkotike (kokainë) dhe si pjesëmarrës në organizata kriminale.’
Drejtësia shqiptare ka ulur masën e dënimit me burg nga 5 vite, në 4 vite e 7 muaj.
Në Shqipëri, 34-vjeçari do të vuajë dënimin për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Organizata kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal shqiptar.
Blutë njoftojnë se materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.