Vendosni fjalën kyçe....

Ilir Beqaj jep dorëheqjen nga drejtimi i Agjencisë e Programimit dhe Kooridinimit të Ndihmës


Ilir Beqaj ka dhënë dorëheqjen nga detyra e drejtorit për Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, raporton Report TV.

Dorëheqja vjen pas informimit të tij mbi masën e re të detyrimit të paraqitjes dhe ndalimit të udhëtimit jashtë vendit si person nën hetim nga SPAK. 

Ilir Beqaj e mori këtë post në nëntor të vitit të kaluar, ndërsa në 26 tetor u emërua si pjesë e grupit negociator për negociatat e aderimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian duke zëvendësuar numrin 2 të ministrisë së Brendshme, Romina Kuko.