Vendosni fjalën kyçe....

Kosova synon fitoren sot ndaj Zvicrës për të mbajtur gjallë shpresat për në Euro 2024


Sonte në 20:45 stadiumi “St. Jakob-Park” do të jetë pritës i sfidës mes Zvicrës dhe Kombëtares së Kosovës, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Evropian Euro 2024.

“Dardanët” do të synojnë me çdo kusht fitoren sot, e cila do t’ua mbante gjallë shpresat për kualifikim në Evropianin e vitit 2024 në Gjermani, raporton KosovaPress.

Në xhiron e fundit të zhvilluar në këtë garë, Kosova e mposhti Izraelin 1:0, kurse Zvicra barazoi 1:1 po ashtu me Izraelin.

Momentalisht, Zvicra zë vendin e parë në Grupin I në kuotën e 16 pikëve, aq sa ka edhe Rumania në vendin e dytë, kurse Kosova renditet në vendin e katërt me 10 pikë.

Takimi i fundit mes këtyre dy kombëtareve daton në muajin shtator të këtij viti, ku asokohe në Prishtinë, Kosova barazoi 2:2 me Zvicrën.