Vendosni fjalën kyçe....

Masa ndaj Ilir Beqajt, Berisha: Përgjegjës kryesor i sterilizimit është Rama


Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi pas vendimit të Prokurorisë së Posaçme ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

 Berisha tha se drejtësia është vendosur në kontrollin të plotë të Edi Ramës dhe se Beqaj është një vegël në duart e tij.

“Sot drejtësia është vendosur në kontrollin të plotë dhe total të një njeriu. Ju dëgjuat sot, se kërkoi vendosjen e masës së sigurisë nga Beqjes. Po çfarë është Beqja thoni ju? Beqja është thjeshtë një vegël e Edi Ramës. A ju kujtohet ju të gjithëve se kush dilte nga televizioni në televizion me një gërshërë bisht thyer dhe një pincë me një krah. Nuk dilte Beqja, ai është hajdut, por nuk dilte ai. Nuk dilte asnjë njeri tjetër. Dilte Edi Rama. Kalonte nga studio në studio dhe ju thoshte ju; ja me se operoheshit. Nuk është budalla.

Ai e dinte se gërshëra me një krah nuk pret, se pinca e thyer nuk kap. Po ai donte të krijonte imazhe të tilla për të mbuluar vjedhjen e tmerrshme të tij me sterilizimin, me të cilat ai rriti jo 1, 3 apo 5 herë, çmimin e sterilizimit. 83 herë u rrit çmimi i sterilizimit, duke marrë në sipërmarrjen e një mjeku, atë që kishte një ndërmarrje muratori, aparaturat ultramoderne të shtetit për sterilizim, lokalet e reja të shtetit për sterilizimin dhe i sterilizonte ato 83 herë me çmim më të lartë.” u shpreh Berisha.