Vendosni fjalën kyçe....

Pas Korçës, dëbora zbardh zonat e thella të qarkut Kukës


Krahas fshatrave të Korçës, reshjet e dëborës kanë zbardhur edhe zonat e thella të qarkut të Kukësit.

Në zonat mbi 1000 metër mbi nivelin e detit, trashësia e dëborës shkon në 15 centimetra.

Në aksin rrugor që lidhe Kukësin me Shishtavecin ka pasur rënie gurësh, por pa probleme për qarkullimin e automjeteve.

Aktualisht situata është e qetë dhe nuk raportohet probleme të tjera në këtë qark.