Ulja e temperaturave ka sjellë dëborën e parë në qarkun juglindor në lartësinë mbi 1300 m.
Pika turistike e Dardhës është zbardhur nga reshjet e dëborës, nga km i 7 deri në kilometrin e 12
Sakaq, është punuar që prej mëngjesit të sotëm për pastrim dhe kriposje, dhe nuk raportohet për probleme me qarkullimin.
Në rrugën Boboshticë-Dardhë, nga kilometri i 7 deri në km 12 trashësia e borës është 6 centimetra.
Subjektet kontraktore kanë ndërhyrë me mjete borëpastruese dhe kanë kriposur aksin turistik drejt Dardhës, i cili qarkullohet pa probleme.
Në fshatrat e thellë malore të bashkisë së Korcës, Shtyllë, Panarit, Lekas trashësia e borës shkon deri në 20 centimetra.