Presidenti Joe Biden u shfaq i hutuar teksa qëndronte me liderët botërorë të enjten dhe bëri një shtrëngim duarsh të çuditshme me presdentin indonezian, teksa doli nga skena.
Teksa krerët e shtetit po qëndronin në këmbë për foton e rastit në samitin e APEC, Biden kthehet nga homologu indonezian dhe i zgjat dorën krejt papritur.
I kapur në befasi Widodo kthehet dhe i jep dorën Biden-it.
Pak ditë më parë presidenti amerikan u duk i trullosur në një ceremoni në SHBA duke mos arritur të orientohet pasi vendosi një kurorë me lule në një ceremoni.