Vendosni fjalën kyçe....

Buxheti 2024/ Rama: Mbi 8000 gra kryefamiljare përfituese të mbrojtjes sociale


Kryeministri Rama ndau në rrjetet sociale lajmin se nga buxheti i vitit 2024, përfitojnë 8000 gra kryefamiljare.

Ai gjithashtu bën me dije se buxheti i vitit që vjen do të jetë 300 milionë euro më shumë se 2023-shi. Sektorët kryesorë që do të mbështesë janë arsimi, shëndetësia, bujqësia, dhe infrastruktura, ndërkohë që investimet publike do të kapin vlerën e 1.2 miliardë eurove

“Mbi 8000 gra kryefamiljare me 3 ose më shumë fëmijë të moshës deri në 18 vjeç, do të përfitojnë nga programet e mbrojtjes sociale. Mbështesim qytetarët, familja e para” thuhet në një foto të publikuar nga kreu i qeverisë në prag të votimit në parim të projekt-buxhetit në Kuvendin e Shqipërisë.

Buxheti i vitit që vjen do të jetë 300 milionë euro më shumë se ai vitit që po lëmë pas. Sektorët kryesorë që do të mbështesë janë arsimi, shëndetësia, bujqësia, dhe infrastruktura, ndërkohë që investimet publike do të kapin vlerën e 1.2 miliardë eurove. Në draft janë planifikuar 70 milionë euro për rindërtimin dhe 77 milionë euro për indeksimin e pensioneve e bonusin e fund vitit.”