Euro 2024 po merr formë, teksa në grupin G janë zgjidhur dilemat. Hungaria ka prerë biletën për në Europian si vend i parë pas triumfit 3-1 me Malin e zi. Djemtë e italianit, Marco Rossi kanë grumbulluar 18 pikë, në një fushatë kualifikuese mjaft pozitive.
Në Gjermani shkon edhe Serbia (14 pikë), si vend i dytë. Barazimi 2-2 me Bullgarinë mjaftoi për ekipin e Stojkovic për t’u bashkuar me skuadrat më të mira të Europës, aty ku tashmë siç dihet do jetë edhe Shqipëria.
Mëkat për Malin e zi. Malazezët luftuan deri në fund por nuk ia dolën të kenë sukses. Vetëm vendi i 3-të për ta dhe 11 pikë të grumbulluara. Klasifikimi mbyllet nga Lituania dhe Bullgaria.