Vendosni fjalën kyçe....

Gjermania, Franca dhe Italia arrijnë marrëveshje mbi rregullimin e ardhshëm të Inteligjencës Artificiale


Franca, Gjermania dhe Italia kanë arritur një marrëveshje se si duhet rregulluar inteligjenca artificiale, sipas një raporti të përbashkët të parë nga Reuters, i cili pritet të përshpejtojë negociatat në nivel evropian.  

Të tre qeveritë mbështesin angazhimet që janë vullnetare, por detyruese për ofruesit e vegjël dhe të mëdhenj të IA-së në Bashkimin Evropian që i nënshkruajnë ato.  Komisioni Evropian, Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së po negociojnë se si blloku duhet të pozicionohet.

Në qershor, Parlamenti Evropian paraqiti një ‘IA Act’ të projektuar për të frenuar rreziqet e aplikimeve të IA dhe për të shmangur efektet diskriminuese, duke shfrytëzuar fuqinë novatore të IA.  

Gjatë diskutimeve, Parlamenti Evropian propozoi që kodi i sjelljes fillimisht duhet të jetë detyrues vetëm për ofruesit kryesorë të IA- së, të cilët janë kryesisht nga SHBA.  Të tre qeveritë e BE-së kanë thënë se ky avantazh i dukshëm konkurrues për ofruesit më të vegjël evropianë mund të ketë të meta të reduktimit të besimit tek ata dhe të rezultojë në më pak klientë.

Rregullat e sjelljes dhe transparencës duhet të jenë kështu detyruese për cilindo, thanë ata.  Fillimisht, nuk duhet të vihen sanksione, sipas gazetës.  Në qoftë se shkeljet e kodit të sjelljes identifikohen pas një periudhe të caktuar kohe, megjithatë, mund të ngrihet një sistem sanksionesh. 

Në të ardhmen, një autoritet evropian do të mbikqyrë përputhjen me standardet, thoshte gazeta.  Ministria e Ekonomisë e Gjermanisë, e cila është e ngarkuar me këtë temë së bashku me Ministrinë e Çështjeve Dixhitale, tha se ligjet dhe kontrolli i shtetit nuk duhet të rregullojnë vetë IA, por përkundrazi aplikimin e saj.

Ministri i Çështjeve Dixhitale Volker Wissing i tha Reuters se ishte shumë i kënaqur që ishte arritur një marrëveshje me Francën dhe Gjermaninë për të kufizuar vetëm përdorimin e IA.  

“Ne duhet të rregullojmë aplikimet dhe jo teknologjinë në qoftë se duam të luajmë në ligën më të lartë të AI në të gjithë botën,” tha Vising.  Sekretarja e Shtetit për Çështjet Ekonomike Franziska Brantner i tha Reuters se ishte vendimtare të shfrytëzoheshin mundësitë dhe të kufizoheshin rreziqet.  “Ne kemi zhvilluar një propozim që mund të sigurojë një ekuilibër midis të dy objektivave në një terren teknologjik e ligjor që nuk është përcaktuar ende,” tha Brantner.

Ndërsa qeveritë anembanë botës kërkojnë të kapin përfitimet ekonomike të IA, Britania në nëntor priti samitin e saj të parë të sigurisë në IA.  Qeveria gjermane po pret një samit dixhital në Jena, në shtetin Thuringia, të hënën dhe të martën që do të mbledhë së bashku përfaqësues nga politika, biznesi dhe shkenca.  

Çështjet rreth IA do të jenë gjithashtu në axhendë kur qeveritë gjermane dhe italiane të zhvillojnë bisedime në Berlin të mërkurën.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Reuters.