Vendosni fjalën kyçe....

Gjysmëhëna e Kuqe arrin të evakuojë nga spitali i Gazës 31 foshnja të lindura para kohe


Shoqëria Palestineze e Gjysmëhënës së Kuqe (PRCS) thotë se ka evakuuar me sukses 31 foshnja të lindura para kohe nga spitali al-Shifa.

Foshnjat u zhvendosën me ndihmën e OKB-së dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), e cila paralajmëron se qindra pacientë të sëmurë rëndë mbeten të bllokuar.

Në një postim në mediat sociale, PRCS përfshiu foto të ambulancave të cilat thotë se transportonin foshnjat, përcjell BBC.

Qindra njerëz janë larguar nga al-Shifa që kur ushtria izraelite hyri për të kryer atë që e quajti “një operacion i saktë dhe i synuar kundër Hamasit”.

Kjo vjen pasi kryeministri i Katarit tha më herët se vetëm pengesa “shumë të vogla” mbeten për lirimin e pengjeve izraelite.

Ndërsa kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu thotë se asgjë nuk është rënë dakord ende dhe përjashton një armëpushim të plotë – SHBA thonë se zyrtarët po punojnë për të rënë dakord për një marrëveshje.