Lumir Abdixhiku është rizgjedhur sërish në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës. 333 delegatët e pranishëm votuan në mënyrë unanime që Abdixhiku të drejtoi sërish LDK-në.
Ai ishte kandidati i vetëm për kryetar të LDK-së, pasi Faton Bislimit nuk iu aprovua kandidatura. Pak para se Abdixhiku të zgjidhej kryetar, Bislimi u largua nga salla. Abdixhiku ka qenë kandidati i vetëm për kryetar të LDK-së për një mandat katër-vjeçar. Ai tha se do ta ushtrojë këtë mandat katërvjeçar me sjellje rugoviste.
Sipas stautit të LDK-së, këto janë përgjegjësit që ka kryetari i partisë
– Përfaqëson LDK-në në përputhje me Statutin dhe Programin e LDK-së, në vend dhe jashtë vendit;
– Udhëheq punën e LDK-së dhe të organeve të saj;
– Thërret dhe udhëheq mbledhjet e Kuvendit të LDK-së, të Këshillit të Përgjithshëm dhe të Kryesisë së LDK-së;– Kujdeset për zbatimin e vendimeve të Kuvendit;
– Merr vendime dhe qëndrime politike në pajtim me Programin dhe Statutin e LDK-së;
– Emëron zëdhënësin e LDK-së;
– Emëron udhëheqësit në administratën e LDK-së;
– Jep iniciativa për zgjedhje kuadrosh
– Organizon takime të rregullta dhe të jashtëzakonshme me kryetarët e degëve;
– Mund të thërrasë mbledhjen e secilit organ apo trup të LDK-së.