Vendosni fjalën kyçe....

Ndeshja Shqipëri-Ishujt Faroe, Balla: Respektoni ligjin, hiqni dorë nga çdo akt i dënueshëm


Në kuadër të ndeshjes mes kombëtares shqiptare me Ishujt Faroe, vjen një reagim nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

Ai u ka bërë thirrje sportdashësve të respektojnë ligjet e Republikës së Shqipërisë dhe të heqin dorë nga përdorimi i mjeteve priotenike, të ndaluara në stadium.

“Të nderuar mbështetës të ekipit kombëtar që do të ndiqni nesër ndeshjen e futbollit mes Shqipërisë dhe Ishujve Faroe, në Stadiumin Air Albania, apo në mjedise të tjera publike, ju lutem respektoni ligjet e RSH dhe rregullat e vendosura nga UEFA dhe nga Policia e Shtetit. Gjithashtu ripërsërisim thirrjen të hiqni dorë nga përdorimi i flakadanëve, lëndëve piroteknike apo çdo akt tjetër i dënueshëm penalisht. Organizatorët kanë marrë të gjitha masat për një festë të madhe dhe të bukur mbarëkombëtare”, shkruan Balla.