Vendosni fjalën kyçe....

Tentoi të përfitojë 200 mijë euro nga një biznesmen, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë



Arjan Ballacaj është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi tentoi që t’i marrë një biznesmeni një shumë prej 200 mijë eurosh, duke u hequr si një zyrtar i lartë.

42-vjeçari, banues në Kamëz, u arrestua në kuadër të operacionit ‘Reply 2’.

“Ky shtetas ka tentuar të mashtrojë një shtetas (biznesmen), për të përfituar shumën 200 000 euro, duke u prezantuar si zyrtar i lartë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 automjet dhe 1 celular.

Po ashtu por punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”,njofton policia.