Çfarë ka më keq se të jesh i bllokuar në një tërmet 7.2 ballë?
I bllokuar nga një tërmet me magnitudë 7.2 nënujor.
Një video në TikTok tregon një grup zhytësish në brigjet e ishujve Maluku të Indonezisë të kapur nga një tërmet nënujor dhe komentuesit në internet duket se janë dakord se një i tillë është magjepsës, mahnitës dhe i tmerrshëm në të njëjtën kohë.
Dy gjërat që bien në sy janë sasia e madhe e ‘pluhurit’ që lëshohet dhe e dyta është se sa lëvizin fizikisht zhytësit.
Nëse një tërmet i tillë do ndodhte në tokë, askush nuk do ishte në gjendje të qëndronte në këmbë pa ndihmë.