Vendosni fjalën kyçe....

Transgjinorja përfundon ndër 20 më të mirat në Miss Universe (Video)


Sheynnis Palacios nga Nikaragua u kurorëzua Miss Universe në një ceremoni në El Salvador të shtunën.

Mbretëresha e bukurisë 23-vjeçare drejton një organizatë bamirësie e cila mbledh fonde për të zbutur pasojat e fatkeqësive natyrore në vendin e saj.

Nënkampionia e parë ishte Anntonia Porsild nga Tajlanda, e ndjekur nga Moraya Wilson nga Australia.

Organizatorët kishin ndryshuar rregullat në një përpjekje për ta bërë konkursin më “përfshirës”, duke lejuar gratë dhe nënat e martuara të merrnin pjesë për herë të parë.

Konkursi i këtij viti përfshinte dy garues transgjinorë, Rikkie Kolle nga Holanda dhe Marine Machete nga Portugalia. Machete përfundoi në mesin e 20 më të mirave.

Erica Robin ishte gruaja e parë që përfaqësoi Pakistanin. Ajo kishte veshur një ‘burkini’ rozë gjatë pjesës së spektaklit me rroba banjo.

Ndërkohë, Jane Dipika Garrett nga Nepali u bë modelja e pare me peshë të madhe që konkurroi për titullin.