Vendosni fjalën kyçe....

AKU bllokon 20 ton kastravecë, kishin përmbajtje pesticidi mbi normën e lejuar


20 ton kastravec importi u bllokua nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. AKU njofton se produkti i konsumit ka rezultuar me përmbajtje të pesticideve mbi normën e lejuar.

Njoftimi:

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar një sasi prej 20 ton produkt kastravec, i cili ka rezultuar mbi normën e lejuar të përmbajtjes së pesticideve.
Referuar njoftimit të ardhur nga vendi importues, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer verifikimet në zbatim të legjislacionit në fuqi në subjektin eksportues të këtij produkti, ku është bërë dhe bllokimi i menjëhershëm i kësaj sasie. Subjektit i është lënë detyrë të marrë masat për asgjësimin e tij.
AKU po bashkëpunon me institucionet e tjera ligjzbatuese AREB dhe ARSHVMB, ku në bazë të sistemit të gjurmueshmërisë të administruar në subjektin eksportues, të vijohet me mbikqyrjen e subjekteve/fermerëve, mbi përdorimin e pesticideve dhe respektimin e karencës së përdorimit të produktit.