Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi i reagon Ramës: Frikacaku i kapur në afera korruptive u mbrojt me 65 gardistë


Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së,  Gazment Bardhi i është përgjigjur deklaratave të Ramës, i cili tha se kanë prekur fundin duke u përdorur nga Berisha.

Bardhi thotë se Rama “si një frikacak i kapur në flagrancë me aferat korruptive kishte futur në sallën e Kuvendit 65 gardistë dhe miratonte si manikin buxhetin që financon PPP.

“Edi Rama futi në politikë e parlament përfaqësues të krimit të organizuar, trafikantë, vrasës e hajdutë, duke e bërë Shqipërinë të vetmin vend në Europë që kishte nevojë për miratimin e një ligji për dekriminalizimin e politikës. Sot si një frikacak i kapur në flagrancë me aferat korruptive miliona euro që hetohen e gjykohen çdo ditë nga drejtësia, kishte futur në sallën e Kuvendit 65 gardistë, për ta mbrojtur ndërsa miratonte si manikin buxhetin që financon vetëm PPP korruptive dhe projektet që injektojnë më shumë para për tenderat që kontrollohen nga krimi i organizuar”, shkruan Bardhi.