Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Akt-akuza për Beqajn e firmosur në zyrën e Ramës, tallje me shqiptarët


Në një deklaratë për mediat, Sali Berisha ka deklaruar se aktakuza për Ilir Beqajn, është shkruar në zyrën e Ramës.

Sipas tij kjo akt-akuzë është tallje e ulët dhe cinike për shqiptarët, sepse është amnistia e dytë brenda katër muajve për Beqajn.

“Akt-akuza për Ilir Beqajn e shkruar n zyrat e Ramës është tallje e ulët cinike me shqiptarë. Dëshmi e shndërrimit të SKAP në një organizatë të rrezikshme kriminale për shoqërinë shqiptare. Është amnistia e dytë brenda katër muajve për hajdutin Ilir Beqaj, dhe mbrapa tij Edi Rama. Aktakuza për shpërdorim detyrë se nuk parandaloi konfliktin e interesit dhe se nuk ka konstatuar kostot e fryra është një tallje e ulët cinike për shqiptarët”, tha Berisha.