Ish-kryeministri Sali Berisha, ende pa nisur zyrtarisht seanca plenare, ka nisur që të flasë për qytetarët përmes rrjetit social ‘Facebook’.
Berisha sulmoi kryeministrin Edi Rama dhe kryeparlamentaren Nikolla.
“E ka kapur frika, erdhi me një karvan të gjatë makinash. Po ashtu do ikë. Ne po mbrojmë të drejtat tona kushtetuese, të popullit opozitar. Këta po mbrojnë një grup hajdutësh, janë fatkëqinj. Ajo Linda, ka rekordin më të zi të keq shfrytëzimit nga Rama dhe funksionimit të saj si një njeri pa dinjitet. Si një njeri që nuk njeh dhe shkelmon rregulloren. Këtu pas meje janë deputetë socialistë. Pse i mbani këto gardistë ju? Keni kaq frikë prej opozitës?, u shpreh Berisha.