Vendosni fjalën kyçe....

Derdhen në det 3.7 milionë litra naftë, Roja Bregdetare në SHBA jep alarmin


Roja Bregdetare e SHBA-së tha të hënën se ishte ende në kërkim të burimit të një rrjedhjeje nga një tubacion nënujor në brigjet e Luizianës në Gjirin e Meksikës, që sipas saj kishte lëshuar më shumë se 3.7 milionë litra naftë bruto.

Tubacioni mbi 100 kilometra i gjatë u mbyll nga Main Pass Oil Gathering Co (MPOG) të enjten në mëngjes, pasi nafta e papërpunuar u pikas rreth 30 kilometra në det të hapur, pranë deltës së lumit Misisipi, në juglindje të Neë Orleans.

“Ekipet e fluturimit vëzhguan naftën e dukshme të premten duke u larguar në jugperëndim nga bregu i Luizianës,” tha Roja Bregdetare, ndërsa përpjekjet për rikuperimin e naftës vijuan dhe pajisjet nënujore vëzhguan tubacionin për të gjetur burimin e rrjedhjes.

Ndërsa vëllimi i saktë i naftës së shkarkuar nuk dihej, Roja Bregdetare, e cila drejtonte pastrimin, tha se llogaritjet fillestare inxhinierike vendosën vëllimin e rrjedhjes në rreth 4.1 milionë litra ose 26,190 fuçi.