Vendosni fjalën kyçe....

Dosja ‘Partizani’, ndërtuesi Fatmir Bektashi paraqitet në SPAK



Ndërtuesi Fatmir Bektashi është paraqitur në SPAK për masën ‘detyrim paraqitjeje’ dhe ‘ndalimi daljes jashtë shtetit’ në çështjen ‘Partizani’, ku akuzohet për korrupsion aktiv. 

Kjo është hera e dytë që Bektashi është paraqitur në SPAK për masën detyrim paraqitjeje, ku në të dyja rastet ka refuzuar të flasë për mediat.

Bektashi akuzohet nga SPAK se ka bashkëpunuar me Jamarbër Malltezin në transferimin e fitimit prej 5.4 milionë euro nga ndërtimet në ish truallin e kompleksit Partizani.