Shqipëria nuk ka mundur dot ta mbyllë me fitore fazën kualifikuese të Euro24 po pavarësisht kësaj e ka ruajtur kreun e grupit.
Kuqezinjtë e Sylvinho-s nuk shkuan dot më shumë se një barazim në “Air Albania” ndaj Ishujve Faroe të vendit të fundit.
Në ndeshjen tjetër në grup, Çekia mundi lehtësisht Moldavinë duke ruajtur vendin e dytë.
Kombëtarja shqiptare ushtroi mjaft presion po i mungoi qartësia para porte duke krijuar pak raste para portës kundërshtare.