Vendosni fjalën kyçe....

Kaosi në Kuvend, Bardhi letër Nikollës dhe ambasadave në Tiranë: PS po tenton të krijojë një Parlament njëpartiak


 

Deputeti Gazment Bardhi ka dërguar një letër drejtuar kryeparlamentares, Lindita Nikolla dhe ambasadave të huaja në Tiranë lidhur me përplasjet dhe kaosin e sotëm në seancën plenare.

Në letrën e dërguar, Bardhi shprehet se mazhoranca ka tentuar të shuajë zërin e opozitës në Kuvend duke i mohuar nisma ligjore dhe duke mos e lejuar të ngrejë komisione hetimore.

Duke iu referuar masave të marra ditën e sotme në Kuvend, Bardhi shkruan se salla e Kuvendit është shndërruar në sallë të Gardës ku gardistët përpiqen të intimidojnë deputetët e opozitës.