Seanca plenare në Kuvend ka vijuar me përplasje.
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi kërkoi që të lëvizë në sallë por punonjësit e Gardës nuk e lejuan.
Ndërkohë Bardhi ka shpërthyer ndaj kryeparlamentares Lindita Nikolla, duke e quajtur mashtruese.
Garda është rreshtuar në sallën e Kuvendit dhe nuk lejon që deputetët e opozitës të kalojnë në ulëset e deputetëve të shumicës.