Vendosni fjalën kyçe....

Kuvendi në tym dhe flakë, çfarë ndodhi në seancë sot (Foto / Video)


Seanca e sotme ku do diskutohej projekt-buxheti përfundoi më shpejt sesa nisi.

Në Kuvend pati përplasje mes Gardës dhe deputetëve të opozitës, bllokim të foltores me karrige tymuese dhe flakë.

Deputetët e opozitës ashtu siç kishin paralajmëruar zhvilluan aksionin e tyre për bllokimin e diskutimeve për projektbuxhetin 2024.

Nga ana tjetër shumica socialiste e miratoi në parim projektbuxhetin dhe ndryshimet ligjore në vetëm 5 minuta duke mos bërë asnjë diskutim mbi to.

Ndërkohë që socialistët ngrinin kartonët në ato pak minuta, deputetët e PD-së ndezën tyemuese shumëngjyrëshe. Një prej tymuese mori flakë dhe Garda u detyrua të përdorte ujë për ta shuar.

Pas këtyre zhvillimeve, drejtuesja e seancës, Lindita Nikolla mbylli zhvillimin e punimeve të Kuvendit për seancën e sotme.