Vendosni fjalën kyçe....

Mbyllet pa diskutime seanca në Kuvend, miratohet në parim projektbuxheti


Kryetarja e Kuvendit ka mbyllur pas pesë minutash votim të pikave të agjendës së seancës së sotme.

Lindita Nikolla pasi ka lexuar pikat e agjendës me votat e shumicës ka votuar në parim projektbuxhetin.

Në sallë u bë e pamundur diskutimi i projektbuxhetit për shkak të aksionit të opozitës për të bllokuar seancën me karriget e bëra pirg në foltore.