Vendosni fjalën kyçe....

Microsoft punëson themeluesin e shkarkuar të ChatGPT


Sam Altman, ish-shefi i ChatGPT, po i bashkohet Microsoft-it për të udhëhequr një “ekip të ri kërkimor të përparuar të Iinteligjencës artificiale”, konfirmoi shefja e gjigantit të teknologjisë Satya Nadella në X të hënën.

Greg Brockman, ish-presidenti i OpenAI që dha dorëheqjen pasi Altman u shkarkua të premten, po i bashkohet gjithashtu Microsoft-it për të punuar në grupin e ri.

Nadella tha se Microsoft ishte “jashtëzakonisht i emocionuar” teksa njoftonte rekrutimin e Altman dhe Brockman, “së bashku me kolegët” të cilët gjithashtu erdhën nga OpenAI pas shkarkimit kaotik të Altman.

OpenAI besohej se po kërkonte të ripunësonte Altman pas asaj që u raportua gjerësisht si një ngjarje kaotike të premten.

Ai u pa në selinë e kompanisë të dielën, ku u spekulua se po diskutonte kushtet e kthimit të tij, të cilat do përfshinin një ristrukturim të bordit që e kishte shkarkuar. Microsoft, mbështetësi kryesor financiar i zhvilluesit të ChatGPT, me sa duket fitoi.

Ndërsa rrethanat e shkarkimit të Altman nga OpenAI mbeten të paqarta, bordi i kompanisë parapëlqeu të pohonte në deklaratën e tij të premten se ekzekutivi i teknologjisë nuk kishte qenë “vijimësisht i sinqertë” në diskutimet e tij me ta, duke penguar aftësinë e bordit për të bërë punën e tij.

Brockman fajësoi një mosmarrëveshje me divizionin e kërkimit të OpenAI, të udhëhequr nga bashkëthemeluesi dhe shkencëtari kryesor Ilya Sutskever, në një postim në X të premten në të cilin ai pranoi se ai dhe Altman “ende po përpiqeshin të kuptonin saktësisht se çfarë ndodhi” që çoi në shkarkimn e kreut të ChatGPT.

Altman, tha ai, u thirr nga Sutskever të enjten mbrëma në një mbledhje të bordit të premten, ku iu tha “ai po pushohej nga puna dhe se lajmet do dilnin shumë shpejt”.

Brockman mori gjithashtu një thirrje për mbledhje nga Sutskever, i cili i tha atij se po hiqej nga posti i tij si kryetar dhe se Altman ishte shkarkuar. Pavarësisht se Sutskever i tha atij se ishte “jetik për kompaninë dhe do e ruante rolin e tij”, Brockman dha dorëheqjen.

Personat e brendshëm i thanë CNN se kishte një përplasje qëndrimesh midis Altman, i cili donte të përshpejtonte zhvillimin e produktit të AI, dhe bordit, i cili donte t’i jepte përparësi kujdesit – me retorikën e kujdesshme publike të Altman që nuk përputhej me veprimet e tij prapa skenave.

Microsoft zotëron një aksion prej 13 miliardë dollarësh në OpenAI dhe përdor teknologjinë e kompanisë për të fuqizuar chatbotin e saj Bing.

Ndërkohë, OpenAI punësoi ish-kreun të Twitch, Emmett Shear si kryetar të përkohshëm të hënën, duke marrë detyrën nga shefja e teknologjisë së kompanisë Mira Murati, e cila ishte emëruar shefe e përkohshme pas shkarkimi të Altman.