Vendosni fjalën kyçe....

Procedohet 17-vjeçari në Pogradec, goditi me grushte bashkëmoshatarin në shkollë


Policia e Pogradecit ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj një 17-vjeçari, pasi ka goditur me grushte një bashkëmoshatar në ambientet e shkollës së mesme.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me grushte, një bashkëmoshatarin e tij, në ambientet e shkollës së tyre të mesme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.