Deputetët socialistë kanë nisur të shkojnë më herët në Kuvend, ku do të mbahet seanca maratonë për buxhetin 2024, ndërsa Rithemelimi ka paralajmëruar sërish kaos dhe bllokimin e punimeve.
Ministri Taulant Balla, kreu i Grupit të PS, Bledi Çuçi dhe deputeti socialist Toni Gogu janë ndër të parët që janë futur në ambientet e Kuvendit, ndërsa seanca është parashikuar të nisë në orën 10:00.