Ish-drejtori i Policisë së Tiranës Erzen Breçani dhe djali i tij i madh janë shoqëruar nga policia.
Ata janë ndaluar në një operacion të SPAK-ut, ndërsa mes 11 urdhërarresteve është edhe emri i shefit të Krimeve në Komisariatin 6 në Tiranë, Dedan Gjoni si dhe 7 punonjës të tjerë policie.
Në pranga ka përfunduar edhe oficerja e Drejtorisë së Policisë së Kufirit, Jonida Babameto.
Operacioni i SPAK ku janë lëshuar 11 urdhërarreste, mes të cilëve është edhe emri i drejtorit të Policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe djalit të tij të madh, ka ardhur si rrjedhojë e zbërthimit të bisedave në aplikacionin “Sky-Ecc”.
Përveç ish-zyrtarit të policisë, është shoqëruar edhe djali i tij i madh, Eralbi.
Akuzat e SPAK për grupin e personave janë pastrim parash, grup i strukturuar kriminale, trafik droge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit të krimit.
Breçani dhe djali i tij akuzohen për përkrahje te autorit te krimit dhe pastrim parash.
Në listën e emrave ndaj të cilëve është lëshuar urdhërarrest është edhe ai i Ervin Matës, i njohur për përplasjen me Ervis Martinajn në vitin 2018 në lokalin Monopoly n ëish-bllok ku u vra Fabian Gaxha.