Vendosni fjalën kyçe....

Bledi Çuçi: Duhej të jepnin alternativat, nuk flitet me tymuese kur bëhet fjalë për buxhetin


Kreu i grupit të PS, ka folur pas mbylljes së seancës për pr.buxhetin 2024, e cila u zhvilluar për vetëm 5 minuta mes tensioneve të shkaktuara nga Rithemelimi. Bledi Çuçi tha se nuk flitet për buxhetin me tymuese dhe se opozita duhet të ishte duke diskutuar dhe duke paraqitur alternativa.

“E pamë edhe sot, e njëjta skenë, peizazh, me tymuese, karrige të hedhura, e vetmja e re sot, që shqiptarët duhet të kenë vëmendje është miratimi i buxhetit më të madh publik në historinë e këtyre dy viteve. Janë 7 mld euro që është dyfishi i buxhetit të vitit 2013. Sot duhej të jepnin alternativat, nuk flitet me tymuese kur bëhet fjalë për buxhetin. Edhe sot pamë një skenar. Rritja më ë e madhe e pagave në histori”, tha Çuçi.