Vendosni fjalën kyçe....

Urdhërarrestet e SPAK për ish-drejtorin e policisë Breçani, shefin i Krimeve, 7 efektivë e biznesmenin Ervin Mata, zbardhen akuzat


Shefi i Krimeve në Komisariatin 6 në Tiranë Dedan Gjoni, shtatë punonjës të policisë e biznesmeni Ervin Mata janë mes 11 emrave ndaj të cilëve është lëshuar urdhërarrest nga SPAK.

Operacioni i Prokurorisë Speciale vjen pas zbërthimit të aplikacioni “Sky”.

Përveç tyre janë shoqëruar nga policia ish-drejtori i Policisë së Tiranës Erzen Breçani e djali i tij i madh.

Grupi i 11 personave akuzohet për pastrim parash, grup i strukturuat kriminal, trafik dorge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje e autorit të krimit.

Biznesmeni Ervin Mata është i njohur për përplasjen me armë në lokalin Monopoly në ish-bllok ku mbeti i vrarë shoqëruesi i Ervis Martinajt, Fabian Gaxha, i cili u qëllua nga ish-komandoja Meviol Bilo.