Në aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Kavajë-Durrës.
Nga përplasja, këmbësori ka humbur jetën, ndërkohë që drejtuesi është dërguar në polici për të dhënë dëshminë e tij.
Njoftimi i policisë:
Kavajë/Informacion paraprak
Në aksin rrugor Kavajë-Durrës, një automjet me drejtues shtetasin T. S., rreth 27 vjeç, ka aksidentuar një shtetas këmbësor ende të paidentifikuar, i cili ka humbur jetën menjëherë në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit shtetasi T. S, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Kavajë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e shtetasit që humbi jetën.