Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: S’do organizojmë protestë për kampin e emigrantëve, nxit ksenofobinë


Sali Berisha pohoi mbrëmjen e sotme se opozita nuk do organizojë protesta për kampin e emigrantëve që do ndërtohet nga Italia në Gjadër të Lezhës pas marrëveshjes Rama-Meloni pak javë më parë.

Ai tha se presidenti duhet të kishte autorizuar marrëveshjen të cilën tha ai, Rama e bëri me kokën e tij për hallin e tij personal.

“Se pse mori një vend mik një copë territori tëndin për qëllime të caktuara nuk është se ti humbe sovranitetin. Ka një çështje të dytë, ajo e të drejtave të njeriut. Çfarë tha në Peshkopi Edi Rama i zbrazi kampet. Nuk organizohen protesta që nxisin ksenofobinë në vendin tënd. Ti nxit urrejtjen për njerëz që janë në fatkeqësi.” – tha Berisha.

Ish-kryeministri Berisha tha se parlamenti do i kthehet normalitetit sapo shumica të miratojë kërkesat kushtetuese të opozitës për komisionet parlamentare.

Ai theksoi se opozita nuk do tërhiqet nga beteja e saj deri në sigurimin e votës së lirë për shqiptarët, e cila tha se është betejë thelbësore e PD-së që prej vitit 1990. Berisha tha gjithashtu se Edi Rama ka qëndruar në pushtet duke kontrolluar opozitën.

“Protesta ka filluar. Ajo që po bëjmë në parlament është një nga format me eficente të protestës. Ne e asgjësuam de facto parlamentin e tij. Gjithë bota e mori vesh se ai e miratoi për 4 minuta buxhetin. Hyn në ‘Guinnes’ për turp. derisa të plotësohet kërkesat tona ne nuk do ikim. Nëse ata do plotësojnë kërkesat tona për komisionet, parlamenti do i kthehet jetës normale. Betejën për votën e lirë PD-ja e ka betejën më thelbësore që nga viti 1990. Edi Rama ka qëndru në pushtet duke kontrollu opozitën. Ju garantoj se Edi Rama nuk fiton më zgjedhje sapo opozita t’i hapë rrugën popullit të votojë i lirë. Protesta do ketë dhe do jenë të jashtëzakonshme, përgatitjet kanë nisur.”  tha Berisha.

Ish-kryeministri Sali Berisha e quajti proces politik hetimin ndaj tij dhe dhëndrit t  ëtij Jamarbër Malltezi për ‘Dosjen Partizani’.

I ftuar në emisionin ‘Open’ në Neës24,  kreu i Rithemelimit tha se do kisthte votuar vetë për heqjen e imunitetit të tij, por theksoi se nuk mund t’ia japë Kushtetutën Edi Ramës dhe se ajo duhet zbatuar njësoj si ndaj deputetëve demokratë ashtu edhe ndaj atyre socialistë.

“Do votoja vetë për të hequr imunitetin tim, po nuk mund t’i jap Edi Ramës Kushtetutën. Sepse ajo duhet batuar njësoj si për deputetin socialist, ashtu për atë demokrat. Ti mund të dorëzosh një dosje dhe kalon në protokoll dhe shefi e kalon për shqyrtim. Kjo tregon se është urdhër politik dhe plotësisht e paligjshme. Si mund të shpallësh procedim penal pa e shqyrtuar dosjen. Dosja për t’u lexuar kërkon një ditë. Ti bëje të nesërmen. Që të thyej çdo ligj prokurori, ai është skllav i pushtetit. Arben Kraja nuk duhet të ishte aty. SKAP-i s’ka dhëmbë, është i kontrolluar krejt nga Edi Rama. E ka kthyer në një instrument  personal kundër opozitës.” – tha Berisha.