Vendosni fjalën kyçe....

Dosja “Partizani”, Berisha: E stisur fund e krye nga Rama


Ish-kryeministri Sali Berisha, foli për dosjen “Partizani”, masën lehtësuese ndaj dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi si dhe për akuzat për korrupsion ndaj tij nga SPAK.

Berisha i ftuar në emisionin “Open” në News24 e quajti të gjithë çështjen si proces i montuar stalisnit i kthyer në praktikë të drejtësisë, ndërsa shtoi se ishte e stisur nga kryeministri Edi Rama.

Më tej ai shtoi se beteja e tij politike nuk u dëmtua dhe se vazhdon të mbetet në politikë.

“Së pari ky është një proces i montuar stalinist i kthyer në praktikë të drejtësisë shqiptare nga Edi Rama pasi Jamarbër Malltezi u mbajt në burg për fajin e vetëm se nga 1 miliard e 577 mln metër katror tokë, ai ka marrë 410 metër katror trashëgimi nga gjyshja e vetë. I ka marrë në përputhje me ligjin. 

Unë u them shqiptarëve se këtu ndahet bota e vjetër e sigurimit të shtetit, ku ishte siç porositej. Zonja që unë e kam denoncuar si motër biologjike e Taulant Ballës me akt verbërie njerëzore për ta mbajtur në burg thotë se korrupsioni konsumohet edhe kur zbatohet ligji.

Gjykatësja sot nëse do i përmbahej ligjit kishte një zgjidhje, lirimin e tij. Tre vite hetime shteruese thonë, kanë pyetur dhjetra zyrtarë të tjerë përveç Malltezit. E arrestuan në mënyrën më brutale. Rama njeh hakmarrjen politike. Për çfarë? Në 200 faqe s’kanë gjetur asnjë provë që mund të ngrenë padi penale. E kanë filluar para 3 vitesh për çështje penale, më pas rezulton se s’ka çështje penale. Në 3 nuk e thirrën njëherë ta pyesnin. Nuk mund të ndërtonin një piramidë mashtrimesh ndaj një njeriu që ka marrë rreth 40 metra katrorë tokë. Unë nuk mund të pranoj kurrë një gjë që stiset fund e krye.”u shpreh ai.