Ambasada Britanike në Tiranë ka reaguar mbi situatën në Parlamentin e Shqipërisë ku opozita ndezi tymuese dhe flakë ditën e djeshme.
Ambasada shprehet e shqetësuar dhe u bën thirrje shumicës dhe opozitës që të punojnë së bashku ër të garantuar që parlamenti mund të ushtrojë rolin e tij në interes të qytetarëve.
“Ambasada Britanike në Tiranë shpreh shqetësimin lidhur me zhvillimet më të fundit në Parlamentin e Shqipërisë. Një parlament që funksionon dhe dialogu konstruktiv mes përfaqësuesve të zgjedhur janë thelbësorë për të garantuar legjislacionin dhe shërbimet në mënyrë efektive. U bëjmë thirrje shumicës dhe opozitës të punojnë së bashku për të garantuar që parlamenti të mund të ushtrojë rolin e tij mbikëqyrës dhe të veprojë në interesin e të gjithë qytetarëve”-thuhet në njoftimin e Ambasadës Britanike.