Dhëndri i ish-kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezi, ka denoncuar procesin ndaj tij si dhe kryeministrin Rama të cilin e akuzon seka falur 6 milionë metra katrorë tokë.
Në një shënim në Facebook, pasi Apeli i Gjykatës së Posaçme e liroi nga qelia, Malltezi shkruan se mund të japë një konferencë shtypi nga shtëpia lidhur me gjithçka ka ndodhur deri tani, po më parë do e sqarojë këtë gjë me avokatët.
Në shënimin e tij ai thekson se ai dhe familjarët e tij, përfaqësues të familjes Begeja kanë pasur pronë duke treguar një listë të vitit 1945.
“Pershendetje miq. Kisha ne plan te beja nje konference per shtyp live neser me Skype nga shtepia te perballesha me fakte dhe argumente me te gjithe gazetaret pavaresisht ngjyrave, por me duhet te sqaroj me avokatet nese lejohet apo jo pasi vendimi i gjykates nuk lejon te komunikoj me asnje person pervec atyre ne banese. Shumicen e keni te sqaruar ne fjalen qe pata dje para gjykates qe e paska nxjerre AUDIO edhe Dr. Berisha ne faqen e tij. Une ende nuk e kam degjuar. Mu kujtua 1945 (shihni listen bashkengjitur) ku familja Begeja perfaqsohet me 3 perfaqsues, njeri stergjyshi im, tjetri vellai i gjyshes – pra 2 nga nje familje dhe nje tjeter kusheri bashkepronar i familjes Begeja. Te gjithe u shpallen ARMIQ se ishin pasanike. Kthimi i Prones tek pronari i ligjshem qenka korrupsion, ndersa 6 miljon m2 troje qe fal edi rama eshte qeverisje e mire dhe kundra korrupsionit, njelloj si 3 vkm me emer per bolinon e ligjet si kostume qepim me porosi.” – shkruan Malltezi.