Vendosni fjalën kyçe....

Mjeti i drejtuar nga minorenët përfundon në përrua , 3 adoleshentë të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë


Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Stjar – Bajkaj, Sarandë. Tre adoleshentë të moshave 13, 14 vjeçare duke udhëtuar me një mjet “Benz” kanë dalë nga rruga dhe kanë përfunduar në një përrua.

Menjëherë kanë shkuar në vendngjarje ambulancat e Sarandës dhe 3 të aksidentuarit janë transportuar në urgjencën e qytetit. Adoleshentet janë A.D-14 vjeç. F.H-13 vjeç dhe E.K-14 vjeç. Sakaq, 14 vjeçari A.D është në gjendje të rëndë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:25, në afërsi të fshatit Bajkaj, Delvinë, dyshohet se një shtetas i mitur, duke drejtuar një automjet tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi që dyshohet se drejtonte automjetin dhe 2 shtetas të tjerë të mitur që udhëtonin në automjet (të moshave 13-15 vjeç), të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen në kujdesin e mjekëve.

Policia ka bllokuar automjetin, i cili dyshohet se është në pronësi të babait të njërit prej shtetasve të mitur.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.